Ish kreu i PLL: Princ Leka mund ta tërheqë padinë për dhunën. Ja si agravoi situata me Elian dhe babain e saj

Sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias u disktua në “Studio Live”. Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia u shpreh se princi dhe Elia po shkonin drej divorcit në mënyrë instituiconale por situata po agravohej dhe princ Leka u largua nga rezidenca mbretëore duke ia lënë tërësisht Elias dhe familjes së saj.

‘Do të shkonin në një proces divorci të dakordësuar mes të dyve. Fatkeqësisht kjo situatë pasi ishte nënshkruar dhe noterizuar, situata agravoi dhe para disa muajve princi për të mos lënë asnjë mundësi për përkeqësim u largua nga rezidenca dhe e gjitha ka qenë në dispozicion të vajzës, zonjës Elia dhe gjithë familjes Zaharia. Sipas kontratës Princi kishte të drejtë të shkonte çdo ditë të takonte vajzën nga dy orë. Por kohët e fundit krijoheshin lloj-lloj pretekstesh për të mos e takuar. Kjo nuk ishte normale kur kishin rënë dakord për takim të përditshëm. Dhe sikurse thashë u përkeqësua.’, tha Spahia.

Spahia zbulon se atë ditë princi po shkonte të takonte të bijën siç ishte parashikuar në kontratë, por e pengoi gjyshi i saj, babai i Elias.

‘Pronari la shtëpinë e tij dhe në momentin që princi shkon për ta takuar rreth orës 15 e 15 ka qëlluar gjyshi i princeshës dhe ka ndërhyrë dhe i thotë princi me shumë qetësi nëse ka mundësi sipas kontratës kam dëshirë ta takoj vajzën pa praninë tuaj. Dhe ai i thotë jo të dal unë por duhet të dalësh ti nga dhoma e nga shtëpia. Kjo nuk është aspak e denjë për një prind dhe aty ka filluar agravimi dhe ka zbritur nga kati i dytë në katin e parë. Dhe pastaj videon nuk kam çfarë them.’, shton Spahia.

Sipas Spahisë edhe kamerat e shëtpisë i ka në dispozicion Elia, por kur ato të vihën në dispozicion të policisë do dalë e vërteta se princi u dhunua.

‘Këtë video, sepse dhuna ka vijuar edhe pasi ka dalë nga aty, dhe fatkeqësisht zonja Zaharia ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme, ditën e djeshme policia ka dërguar shkresë ku kërkon vënien në dispozicion të kamerave. Kjo do të jetë rasti më i mirë që të dalin pamjet. Dhe dua të dini që kamerat i ka në dispozicion Elia. Rezidenca e familjes mbretërore është një rezidencë që ka një pasuri në kuptimin kombëtar, ka sende me vlerë të jashtëzakonshme. Edhe ka status për një muze armësh aty.’, u shpreh Spahia.

Por Spahia nënvizoi se “Princi mund ta tërheqë padinë për dhunën”./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com