Ish-fabrika e tullave në Lushnjë së shpejti në park prodhimi energjie diellore, Rama ndan pamjet

Ish-fabrika e tullave në Lushnjë së shpejti do të kthehet në një park prodhimi të energjisë diellore. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili mëngjesin e sotëm ka ndarë me ndjekësit në Facebook pamjet nga punimet për këtë park. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ky park do të integrohet me sistemin elektroenergjetik dhe do të jetë edhe një hapësirë çlodhëse për qytetarët lushnjarë.

“Mirëmëngjes dhe me progresin e mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjetik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë çlodhëse për qytetarët lushnjarë, ju uroj një ditë të bukur”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com