Në prill të 2017, Lulzim Basha filloi t’i druhej një atentati ndërsa për të u caktua një shtim i efektivëve të Gardës që merrej me ruajtjen e tij. Sot në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, ish-deputeti Azgan Haklaj tha se atentatin për eliminimin fizik të Bashën e kishte organizuar Rusia me qëllim destabilizimin e Shqipërisë. Ky skenar sipas Haklajt ishte planifikuar të zbatohej gjatë “çadrës së lirisë”, qëndresës disa mujore të PD në shesh.
“Edhe para 6 vitesh ka pasur po një skenar të Rusisë. Në 2016 ka patur tentativë për grusht shteti në mal të zi, tentativë për të mbajtur peng kryeministrin. Kemi dhe skenarin për destabilizim në Shqipëri, këtu përmendim atë për eliminimin fizik të Bashës gjatë çadrës. SHBA s’ka hequr dorë nga Shqiptarët. Për një periudhë të shkurtër kohe kemi katër kryeministra shqiptarë në Ballkan.
Rusët kanë dorë në Shqipëri dhe të mos harrojmë faktin se njihen nga përfaqësuesit e FBI në Shqipëri. Të dhënat e fundit dëshmojnë qartë se skenarët kanë qenë të tmerrshëm. Shumë e rëndësishme që shqiptarët kanë mësuar të vërtetën dhe ështe e dhimbshme që shqiptarët janë udhëhequr nga udhëheqës që janë anti amerikan”, tha Haklaj./m.j