Irani goditet nga hakerat, vidhet informacion, sulmi prek dhe sitet bërthamore

Irani goditet nga hakerat, vidhet informacion, sulmi prek dhe sitet

Irani raporton se ka pësuar një sulm masiv kibernetik gjatë ditëve të fundit, objektiv i të cilit ishin institucionet qeveritare, por edhe sitet bërthamore.

“Sulmet e rënda kibernetike, që kanë ndodhur në tre degët e qeverisë, gjyqësorin dhe parlamentin, si dhe industrinë bërthamore, janë të paprecedentë dhe të rrezikshme,” tha ish-sekretari i Qendrës Kombëtare të Hapësirës Virtuale Abolhassan Firouzabadi.

“Një sasi e madhe informacioni u vodh gjatë sulmeve,” shtoi Firouzabadi, pa përmendur datën e sulmeve.

Ndër objektivat, vijoi ai, janë edhe rrjetet e shpërndarjes dhe transportit të karburanteve, bashkitë dhe portet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com