Drejtuesja e emisionit “Top Story” në Top Channel, Grida Duma tha se duhet parë me pozitivitet investimi i dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri, Jared Kushner.
Ajo theksoi se marka e cila pritet të investojë në tokën shqiptare është një ndër më dinjitozet dhe prestigjozet në botë.
“Është për t’u parë me pozitivitet dhe me shkëlqimin e një investimi për nga logo, marka që përfaqëson është e shkëlqyer në botë, apo është për t’u parë si një çështje e politikës, e mungesës së transparencës, përzgjedhjes apriori të një marke qoftë kjo shumë dinjitoze dhe shumë prestigjoze në botë, për atë që nuk është vetëm xhevahiri turistik, por edhe xhevahiri natyror dhe ndoshta zona e mbrojtur e vetmja për të cilën Rama sot tha nuk ka qenë zonë e mbrojtur, nuk ka qenë zonë e mbrojtur në ç’kuptim, dhe sa kuptim ka një zonë e mbrojtur krejtësisht natyrale dhe sa i dha investim nga një zonë e mbrojtur natyrale ekonomisë shqiptare dhe a mund të qëndrojë ashtu, çfarë do të thotë një gjë e tillë në terma afatgjatë”, tha Duma./m.j