Inteligjenca artificiale apo më saktë roboti i ChatGPT ka analizuar të gjitha sukseset individuale dhe grupore të lojtarëve shqiptarë dhe ka zgjedhur një formacion që mendon se është më i miri i të gjitha kohërave i Shqipërisë.
Kombëtarja Shqiptare ka siguruar tashmë kualifikimin në Euro 2024, pas suksesit në kualifikueset e Grupit E.
Suksesi i Shqipërisë ka qenë temë diskutimi tash e disa muaj pas rezultateve pozitive dhe jo më kohë kanë lindur pyetje të llojllojshme rreth ekipit kombëtar kuqezi.
Sipas ChatGPT, analiza e sukseseve të lojtarëve shqiptarë varet nga një sërë faktorësh, si performancat e tyre me Kombëtaren Shqiptare, kontributi në klube të ndryshme të futbollit brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe çmimet e fituara.
Po ashtu, një formacion i të gjitha kohërave nga ChatGPT do të bazohet në një kombinim të kualiteteve të këtyre lojtarëve, duke pasur parasysh format dhe sistemet e lojës që ata preferojnë.
Ky formacion tenton të përfshijë lojtarët me sukseset më të mëdha individuale dhe grupore.
Sipas tyre, ky formacion nuk përfshin të gjithë lojtarët e talentuar shqiptarë të të gjitha kohërave, por përpiqet të japë një përfaqësim të gjithmbarshëm bazuar në njohuri historike dhe reputacionin e lojtarëve në futbollin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.
Shumë lojtarë i përkasin gjeneratës që dërgoi Shqipërinë në Euro 2016
Trajner: Gianni De Biasi
Portier: Foto Strakosha (Karrierë e suksesshme në Greqi dhe me kombëtaren)
Mbrojtës i djathtë: Elseid Hysaj (Karrierë e gjatë në Serie A me Napolin dhe Lazio dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve)
Qendërmbrojtës: Lorik Cana (Kapiten historik, me eksperiencë në Serie A, Ligue 1, dhe Ligën Premier)
Qendërmbrojtës: Mërgim Mavraj (Kontribut i rëndësishëm në mbrojtje dhe eksperiencë me klube gjermane)
Mbrojtës i majtë: Ansi Agolli (Mbrojtës me shumë ndeshje për Kombëtaren dhe eksperiencë ndërkombëtare)
Mesfushor defensiv: Migjen Basha (Roli mbrojtës në mesfushë me karrierë ndërkombëtare)
Mesfushor qendror: Taulant Xhaka (Mesfushor i fortë me pjesëmarrje në Kampionat Evropian, Ligën e Kampionëve dhe sukses në klube evropiane)
Mesfushor qendror organizator: Ervin Skela (Një prej mesfushorëve më kreativë dhe me një karrierë të suksesshme në klubet gjermane)
Sulmues i krahut të djathtë: Sokol Kushta (njëri nga sulmuesit më të mirë dhe historikë të Shqipërisë)
Sulmues qendror: Igli Tare (Karrierë e suksesshme në Itali, me kombëtaren dhe funksion i rëndësishëm si drejtor sportiv)
Sulmues i krahut të majtë: Riza Lushta (Historikisht një prej sulmuesve më të mirë dhe pjesë e skuadrave italiane të nivelit të lartë)
Formacioni sipas ChatGPT