Inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, Apeli i Peruxhias i jep ‘OK’ ekstradimit të Davide Pecorellit në Shqipëri

Gjykata e Apelit të Peruxhias ka dhënë OK për ekstradimin e sipërmarrësit italian Davide Pecorelli, i dënuar në muajin  prill të këtij viti me 4 vjet burg nga gjykata e Pukës, bëjnë me dije mediat italiane. 

Avokatët e Pecorellit, Andrea Castori dhe  Massimo Brazzi , njoftuan sot, e premte 24 maj, se do të kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit të Peruxhias dhe do të apelojnë në Gjykatën e Lartë kundër ekstradimit.

Kujtojmë se nga hetimet e Policisë së Periuxhias rezultoi se, në janar të vitit 2021, 47-vjeçari, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në Shqipëri.

Brenda automjetit u gjetën eshtrat e një personi, për të bërë më të besueshëm vdekjen e tij.

Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali)./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com