“Infrastruktura shkollore në zona rurale, më keq se asnjëherë”, Çupi: Sistem arsimor në nivele dëshpëruese

Deputetja Dhurata Çupi, në Komisionin e Ligjeve evidentoi se situata me sistemin arsimor në vend është shqetësues.

Sipas saj infrastruktura shkollore në zonat rurale është më keq se kurrë, ndërkohë që ka mungesë edhe të burimeve cilësore në Universitete

“Sistem arsimor në nivele dëshpëruese. Kemi problematika në arsimin e të gjitha niveleve, sa i përket aksesit në arsim. Kemi infrastrukturë shkollore që tenton të përmirësohet por në zonat rurale është më keq se asnjëherë. Si deputetët Dibrës kemi mbyllje dhe shkatërrim edhe të shkollave ekzistente.

Kemi mungesë të burimeve cilësore në Universitete si asnjëherë më parë”, tha ajo.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com