“Informacionet sekrete në duart e Remzi Hoxhës”, avokati: Ja çfarë e detyroi Berishën të eliminonte biznesmenin

Përveçse i zhytur në zullume dhe në aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë edhe në tragjedinë e “Gërdecit”, si dhe fshihet pas vdekjeve të biznesmenëve Kosta Trebicka dhe Remzi Hoxha. Të paktën kështu mendon avokat i njohur, Idajet Beqiri, i cili gjatë një interviste për gazetën “SOT”, thekson se ish-kryeministri Berisha është personi i parë, i cili do të merret i pandehur për tragjedinë e “Gërdecit” dhe do të dënohet me burg përjetë.

Po ashtu, Beqiri u shpreh se ekzekutori i Gërdecit, është i biri i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili u thirr në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) pak ditë më parë për të dëshmuar për këtë çështje. Sipas Beqirit, Shkëlzen Berisha ka ndenjur në të njëjtën makinë me një nga dëshmitarët në lidhje me këtë çështje, Kosta Trebicka, përpara se ky i fundit të aksidentohej për vdekje.

Ndërkohë avokat Beqiri, tregon se kreu i Rithemelimit urdhëroi vrasjen e biznesmenit Hoxha, pasi ky i fundit sipas tij, kishte filmuar tradhtinë e Sali Berishës me Millosheviçin në Ohër.

-Zoti Beqiri, duket se saga se kujt i përket vula e Partisë Demokratike do të jetë një çështje që do të zgjasë sërish. Gjykata e Lartë të mërkurën e 27 dhjetorit të vitit që shkoi, urdhëroi “Apelin” të marrë vendim në themel për palët, teksa e dërgoi çështjen në këtë shkallë që të shqyrtohet me trupë të re gjykuese. Pra, Gjykata e Apelit detyrohet që të shprehet nëse vendimi i Agron Zhukrit është i drejtë apo i gabuar, nëse Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor 2021 është i pavlefshëm apo jo. Çfarë do të thotë për ju si jurist vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD, duke e rikthyer çështjen sërish në “Apel”?

Në fakt, dëgjova edhe disa kolegë të mi, avokatë, por edhe juristë, dëgjova edhe politikanë si e interpretojnë këtë vendim. Duhet ta kuptojnë njerëzit. Gjykata e Lartë nuk është gjykatë që shqyrton si më parë, para se të bëheshin ndryshime në kodin e procedurës penale. Më parë shqyrtonte në themel çështjen, bënte edhe vetë vlerësime, bënte edhe një farë hetimi vetë çështjes, tani Gjykata e Lartë shikon vetëm ligjshmërinë e procesit. Konstatoi faktin që Gjykata e Apelit kishte marrë ankimin nga partia e Bashës, thoshte që vendimi i Zhukrit është i paligjshëm. Gjykata e Apelit e shqyrtoi këtë çështje, pasi ftoi Foltoren dhe Bashën. Tha, çështja të kthehet dhe të gjykohet nga e para, në Shkallën e Parë. E pranoi ankimin e Bashës, e hodhi poshtë Foltoren, Gjykata e Apelit, hodhi poshtë vendimin e Zhukrit. Gjykata e Lartë konstatoi që Gjykata e Apelit nuk i kishte dhënë përgjigje të gjitha kërkesave që shtronte partia e Bashës.

Nuk arsyetonte Gjykata e Apelit asnjë nga kërkesat që thoshte, por në mënyre apriori ia linte në derë Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjykata e Apelit kishte marrë dhe arsyetonte çështje të tjera që Basha dhe Foltorja nuk i kishin shtruar.Gjykata e Lartë i thotë Apelit, merre çështjen, shqyrtoje, je ti kompetente. Duke e kthyer çështjen, t’i shqyrtojë në themel. Për këto, ata që thonë që iu hoq vula, nuk e fitoi vulën, s’ka fituar asgjë, me këtë vendim, vula është 100% e Bashës, sepse, vendimi i Zhukrit nuk ekziston më, Gjykata e Apelit do e shqyrtojë çështjen në themel, shanset për ta fituar e ka partia zyrtare, sido që të vijë puna, e ka të vështirë të provojë ligjshmërinë e procesit që bëri Foltorja në stadium. E vetmja gjë që i ka ngelur Foltores, është të krijoje parti të re, ose te futet te sh.p.k e Ilir Metës. Po mundohen të gjejnë artifica të tilla procedurale, edhe për njerëzit që nuk e kanë nivelin e duhur juridik, thonë që mbrojtja e Berishës është e kualifikuar. Faktikisht, do ballafaqohen me drejtësinë. Nuk është në konflikt interesi, kjo është qesharake. Ky njeri që e hoqi, e vuri prapë. Nuk ka konflikt interesi në institucionet e shtetit. Nuk kanë respekt për kushtetutën e këtij vendi, kemi të bëjmë me vandalë, janë të pandreqshëm, janë kriminelë gjakftohtë.

-Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha u paraqit pak ditë më parë në gjykatë për çështjen Gërdeci, ndërsa pas marrjes në pyetje teksa është prononcuar për mediat ai ka mohuar akuzat që bëhen në drejtim të tij, si e komentoni?

Problemi është se kjo çështje po gjykohet se ka të bëjë me shpërdorimin e detyrë të Fatmir Mediut, nuk ka të bëjë me “Gërdecin” se SPAK për Gërdecin ka një tjetër dosje. Ekzekutori i Gërdecit është Shkëlzeni, pse s’më thirrën mua atje, por thirrën atë, ai është kryesori në atë gjë.

-Çfarë vështirësish mund të has prokuroria ose edhe gjykata sipas jush për të zbardhur atë ngjarje të rëndë si ishte Gërdeci, a mund të zhduken provat, pasi një nga dëshmitarët kyç mund të ishte Kosta Trebicka që sot nuk jeton më?

Jam si sigurt se SPAK po heton ashtu si duhet. Ne e kemi ndihmua SPAK, dhe i kemi thënë të mos bëjnë të paditurin. Sepse ne i themi ujku ata thonë akoma gjurmët. Del Aldo Bumçi edhe thotë nuk është shkrimi imi ai që është shkuar në faks për Shkëlzenin, dhe ja nisëm Shkëlzenit ky i fundit thotë s’më ka ardhur gjë mua. Sekretarja thotë ja nisa Shkëlzenit se më tha ministri. Këta mendojnë se SPAK vepron si prokuroria e hershme kur ishte Saliu në pushtet. Ajo atëherë të merrte të pandehur dhe të thoshte akuzohesh për vjedhje dhe pastaj bënte hetime, kur nuk dilnin mirë gjërat e pushonte hetimin. Tani SPAK pasi e mbushin dosjen plot thonë person nën hetim, dhe pastaj ato bëhen brenda ditësh merresh i pandehur dhe shkon në gjyq merr dënimin. Në këtë aspekt në SPAK i kemi thënë vërtetë nuk është shkrimi i Aldo Bumçit po urdhri është i tij. Çojeni për ekspertimin ja kam thënë unë me emër dhe me mbiemër atë zv-ministrin që e ka bërë atë shkrim për Shkëlzenin.

Ai harron se Shkëlzeni ka ndenjur ne makinë me Trebickën disa orë para se të vritej. Pse ishte ai me atë në makinë? Për çfarë kanë folur? Por dihet se ai ka qenë një nga të piketuarit për tu vrarë nga Berisha si ka vrarë edhe persona të tjerë, si Remzi Hoxhën. E vrau se solli kasetën për tradhtinë e Berishës me Millosheviçin në Ohër. Ku është tani ajo kasetë? Po ashtu SPAK  ka mjetet për të zbuluar zhdukjen e Remzi Hoxhës, kufoma e tij u bë copa -copa dhe u hodh atje ku familjarët nuk po e gjejnë më edhe sot e kësaj dite. Natën e fundit atje ka qenë Berisha vet, është sadisat dhe sadizmi duhet luftuar. Për të mos folur pastaj për vrasjet që u bënë në Bulevard, vrasjet që u bënë në vitin 1997, po edhe për  urdhrat që ka thënë me shkrim që veriu të ngrihet kundër jugut dhe të bëhet lufta civile.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com