Informacion konfidencial në këmbim të udhëtimit dhe shisheve të verës, arrestohet komandanti i karabinierëve në Itali

Është arrestuar në Itali komandanti i karabinierëve, me akuzën e korrupsionit për veprime në kundërshtim me detyrat zyrtare dhe akses të paautorizuar në sistemin kompjuterik. 55-vjeçari nënkoloneli Sergio Turini, dyshohet se u vu në dispozicion të sipërmarrësve miq italianë dhe kinezë, duke hyrë në mënyrë të paligjshme në sistemin e bazës së të dhënave të zbatimit të ligjit për të dhënë informacion.

Në këmbim, ai mori përfitime të ndryshme si pagesën e një udhëtimi në SHBA për djalin e tij mbi 5 mijë euro, si dhe tre shishe verë të mirë me vlerë mbi 1800 euro.

Komanda e Përgjithshme e Karabinierëve ka nisur procedurat për transferimin e oficerit në një vend tjetër dhe mund të nisë procedurat për largimin e tij.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com