Indeksi i “Freedom House”, Shqipëria përparim me luftën kundër korrupsionit

Organizata “Freedom House” ka publikuar indeksin e Lirisë Globale për 2024 ku Shqipëria vlerësohet me 68 pikë.

Vendi shënon kështu përparim me një pikë në raport me vlerësimin e vitit të kaluar.

Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, theksoi si përmirësim procesin e vetingut, i cili sipas saj, “ka filluar të shënojë përparim duke e detyruar Shqipërinë që ta mënjanojë korrupsionin në fushën e drejtësisë”.

Sipas zonjës Karppi, kjo do të thotë se në Shqipëri gjykatat tani janë në pozitë më të mirë që t’u shërbejnë qytetarëve dhe janë më efikase.

“Kjo do të thotë se në Shqipëri po përmirësohet dukshëm qasja e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë dhe ky përparim duhet të vlerësohet”, shtoi ajo për Zërin e Amerikës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com