Incidenti me helikopterin ku udhëtonte presidenti, Irani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei po merr pjesë në një takim urgjent me Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas rrëzimit të helikopterit ku përfshihej presidenti Ibrahim Raisi.

Presidenti iranian Efraim Raisi ishte në bordin e një avioni i cili dyshohet se është rrëzuar.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA bëri të ditur emrat e tjerë dhe rolet e pasagjerëve në helikopterin që transportonte Ebrahim Raisi.

Përveç presidentit, në bord ishin: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com