Incidenti mbi Baltik, bombarduesi hipersonik rus përballet me Eurofighter të NATO-s

Një situatë e rrezikshme ka ndodhur në qiellin e Detit Baltik. Një bombardues hipersonik rus i cili shoqërohet nga dy bombardues luftarak rus kanë kryer një mision vëzhgimi mbi Detin Balltik, dalja kryesore ruse në ujërat e ngrohta.

Por gjatë patrullimit dhe deri në fund të misionit, përballë bombarduesit hipersonik rus u shfaqe një avion luftarak gjerman Eurofighter. Bombarduesi gjerman i NATO-s shoqëronte avionët rus gjatë gjithë kohës deri në largimin e tyre në bazat ruse.

Kujtojmë se në fillim të muajit gusht, ishte bombarduesi Italian Eurofighter i cili interceptoi katër avionë rus të cilët po fluturonin në hapësirën ajrore të Balltikut. Luftëtarët italianë u ngritën nga baza në Lituaninë veriore pasi morën urdhra nga një qendër mbikëqyrjeje e NATO-s në Gjermani.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com