Incident i frikshëm në Spanjë, lëndohen 30 persona nga këputja e kabllove të teleferikut, 9 në gjendje të rëndë

Një incident i rëndë ka ndodhur në vendpushimin malor ku bëhet ski në Astun, i cili ndodhet në kufirin spanjoll me Francën, në vargmalin malor të Pirenejve.

Teleferiku që ngjiste lart në mal turistët që bënin ski, është këputur duke lënë të lënduar 30 persona, ku 9 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Kanali shtetëror televiziv TVE raportoi se rreth 80 njerëz mbeten të bllokuar në teleferik, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga lajmi i incidentit“.

Kryqi i Kuq spanjoll tha se i ishte bashkuar shërbimeve të urgjencës në vendngjarje me një ambulancë të avancuar të mbështetjes për jetën dhe 11 automjete të tjera të specializuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com