Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brands” është proceduar penalisht një 59-vjeçar nga Tirana si dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, 29-vjeçarit me iniciale D.A.
Policia njofton se nga veprimet hetimore, ka rezultuar se babë e bir magazinonin në banesën e tyre dhe në subjekte në rrugën “5 Maji”, veshje që dyshohet se janë kontrabanduar nga Turqia, të cilave ju vendosnin logo dhe etiketa të markave të njohura me qëllim shitjen e tyre me çmime shumë të larta.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/f.s