Ilir Ikonomi çon Fan Nolin në Prishtinë

Pas interesimit të jashtëzakonshëm të lexuesve nga Kosova, për librin “Fan Noli”, autori Ilir Ikonomi udhëtoi drejt Prishtinës, duke e përuruar vëllimin e parë, në Librarinë Dukagjini.

Një mbrëmje e ngrohtë, mes miqsh, lexuesish, historianësh, diplomatësh e gazetarësh vendës, ku Ikonomi ndau më shumë hollësi rreth punës disavjeçare me mbledhjen e materialeve arkivore-nga ShBA, Austri e Shqipëri- për jetën dhe veprimtarinë e një figurave më të rëndësishme të botës shqiptare.

Të pranishmit pyetën më tej për rolin e Nolit në çështjen e shqiptarëve të kohës, në Konferencën e Paqes apo Lidhjen e Kombeve, si edhe vlerësuan punën e autorit në prurjen e biografive për figura me rëndësi si; Faik Konica, Esat Pashë Toptani, Ismail Qemali e së fundi Fan Noli.

Ikonomi zbuloi se biografia e Nolit do të vijë me tri vëllime, për ta sjellë të plotë dhe në të gjithë dimensionet e tij, figurën e klerikut, intelektualit, politikanit e atdhetarit. Vëllimi i parë, i titulluar “Apostulli”, -botim i UET Press- sjell jetën e Nolit nga mbërritja në ShBA, më 1906 e deri më 1920, kur ai vendos të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Në fund, lexuesit patën mundësi të marrin një kopje të autografuar prej autorit, ndërsa libri prej botimit është më i kërkuari në libraritë e Tiranës, Prishtinës e Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com