Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se “kundërshtia ndaj një kryetari nuk mund të kthehet në kundërvënie ndaj të gjithë partisë” në reagim të zhvillimeve të fundit në PD pasi Apeli vendosi kthimin e vulës së partisë tek Berisha.
Sipas Çollakut, “duhet të ketë dialog dhe debat për të fuqizuar më tej PD-në”.
“Unë nuk kam braktisur askënd, unë kam refuzuar këdo që më kërkon të braktisë PD-në. Unë besoj se PD duhet të jetë parti më e madhe se çdo kryetar. Unë besoj se në PD duhet të gjejnë mundësi bashkëekzistence dhe ata që mbështesin një kryetar dhe ata që e kundërshtojnë një kryetar. Unë mendoj se kundërshtia ndaj një kryetari nuk mund të kthehet në kundërvënie ndaj PD-së”, u shpreh ai.
Çollaku theksoi se “për të zhvilluar dhe fuqëzuar PD, dialogu, debati dhe përballja duhet të ndodhë me dinjitet brenda PD, jo duke e braktisur PD-në”.
“Kjo kërkon realizëm, arsye të ftohtë, mendje të hapura dhe pak idealizëm nga kushdo”, shkruan ai.
/a.r