Në një mëngjes të nxehtë vere në kryeqytetin serb Beograde, Vadim Morus, patinator profesionist nga Rusia, rrëshket në një pistë të hapur. Ai është tashmë 1,000 km larg qytetit të tij Moskës por thotë se ‘ka nisur të ndjehet si në shtëpi’.
Ai është larguar nga Rusia me të fejuarën në 2022, pas nisjes së luftës në Ukrainë, teksa si ai shumë të tjerë kanë zgjedhur Beogradin prej lidhjeve të lashta kulturore e fetare me Moskën, shkruan ”The Independent”.
Shumë rusë i janë larguar rekrutimit apo politikave të qeverisë së Putin, duke krijuar një komunitet të ndezur shumëngjyrësh në Serbi, edhe pse numri tyre është më i vogël se të larguarit drejt vendeve te tjera si Gjermania.
Duke preferuar të ruajnë identitetin e tyre kulturor rusët raportohet se kanë dyqanet e baret e tyre në pronësi të rusëve, madje po hapen dhe klinika mjekësore e galeri të artit rus.
Gjatë këtij fluksi rusët kanë krijuar 11,081 biznese të regjistruara në Serbi, që prej atyre të internetit, bareve apo shkolla sportesh, sipas statistikave.
Viktor, veteriner 42 vjeçar nga Shën Petersburg, thotë u largua prej mobilizimit në ushtri në vjeshtën e 2022. Pa pasur kualifikimet e duhura në Serbi, ai punon si punëtor me komunitetin rus.
“Riparoj instalime elektrike e hidraulike, madje dhe mobilje, punoj me komunitetin rus, rrallëherë me klientë serbë,” thotë Viktor, i cili nuk jep emrin e plotë prej frikës për familjen e tij ende në Rusi.
Që prej Luftës së parë Botërore shumë rusë iu larguan komunistëve duke krijuar komunintete të gjera në Serbi, Kroaci e Sloveni.
“Apeli i kulturës ruse është shumë i fortë dhe komunitetet jashtë nuk integrohen kollaj, si në kulturat serbe apo ato perëndimore”, thotë studiuesi politik i Beogradit, Aleksandar Djokic.
Patinatori Morus, nuk dëshiron të flasë shumë për arsyet që e bënë të largohet nga Rusia, por për këtë ndërhyn e fejuara e tij Alexandra Mashkanova.
“U larguam për arsye ideologjike. Disa ditë pas 24 shkurtit të konfliktit u munduam të kuptonim çfarë po ndodhte dhe më pas vendosëm të largoheshim”, thotë ajo. /TheIndependent