Deputetët Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, nuk kanë lejuar që të hyjnë brenda në seancë 2 deputetet e PS-së, Klotilda Bushkën dhe Olta Xhaçkën.
Ky veprim ka shkaktuar një debat të ashpër dhe akuza nga ana e Gazment Bardhit ndaj Xhaçkës, ndërsa kjo e fundit nuk i ka kursyer ofendimet ndaj deputetit demokrat.
Pjesë nga debati:
Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: Dil andej, dil andej!
Gazment Bardhi-Olta Xhaçkës: Shko njëherë jep llogari për ato pronat e falsifikuara që ke vjedhur.
Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: Nuk është hyrja hajdutët brenda dhe të ndershmit jashtë! Nuk është kështu, as me investime strategjike dhe as me fonde AZHPR-je.
Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: Unë e di si e do përgjigjen ti, por nuk e meriton.
Gazment Bardhi-Olta Xhaçkës: Përgjigjen ta japësh për SPAK ti! Do ta japësh shumë shpejt në SPAK!
Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: O legen, o burracak, ik pirdhu!
Gazment Bardhi-Olta Xhaçkës: Përgjigjen do ta japësh shumë shpejt në SPAK!