Në kualifikimin historik të Kombëtares shqiptare për në Euro 2024 një rol të rëndësishëm në sukses luajti padyshim trajneri brazilian Silvinho.
Braziliani i stolit kuqezi është padiksutim “arkitekti” i kësaj skuadre fantastike, duke i dhënë atë që i mungonte prej kohësh ekipit, unitetin, agresivitetin që të çon te goli dhe fitorja dhe qëndrueshmërinë në lojë deri në ruajtjen e rezultatit.
Çdo marrëdhënie është “merr e jep” dhe e tillë është edhe ajo mes brazilianit dhe kuqezinjve. Për timoneirin e kombëtares tonë kanë nisur edhe vlerësimet falë paraqitjeve të kombëtares shqiptare.
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ka publikuar emrat e trajnerëve më të mirë të vitit. E sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe 49-vjeçari. Sylvinho ndodhet mes 20 trajnerëve më të mirë të viti 2023, duke u renditur përkrah emrave të mëdhenj të trajningut.
Juria e IFFHS përbëhet nga gazetarë dhe ekspertë të futbollit nga 120 vende të ndryshme në të gjitha kontinentet e botës.
Kujtojmë se kombëtarja shqiptare me Sylvinhon në stol mbylli kualifikueset në vendin e parë në grupin E me 15 pikë. Kuqezinjtë siguruan 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, ndërsa janë njohur edhe me kundërshtarët në fazën finale të Euro 2024. Në grupin B janë shortuar me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Trajnerët më të mirë në botë të vitit 2023:
Luis de la Fuente (Spanjë)
Steve Clarke (Skoci)
Didier Deschamps (Francë)
Gareth Southgate (Angli)
Sylvinho (Shqipëri)
Domenico Tedesco (Belgjikë)
Marco Rosi (Hungari)
Roberto Martínez (Portugali)
Lionel Scaloni (Argjentinë)
Marcelo Bielsa (Uruguaj)
Fernando Batista (Venezuela)
Félix Sánchez (Ekuador)
Jaime Lozano (Meksikë)
Thomas Christiansen (Panama)
Gregg Berhalter (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
Hajime Moriyasu (Japoni)
Jürgen Klinsmann (Kore e Jugut)
Rui Vitória (Egjipt)
Avram Grant (Zambia)
Chris Hughton (Gana)