Identifikohet 35 vjeçari tjetër shqiptar që humbi jetën në Gjermani, prek me fjalët vëllai i të ndjerit

Ky është 35 vjeçari, Astrit Xheka një prej viktimave që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik që ndodhi një ditë më parë në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë.

Artur Xheka, vëllai i të ndjerit ka publikuar foton e 35 vjeçarit me një shkrim prekës.

“Vlla, ku ike, kaq shumë ta paska dashur Zoti! Ma ke këputur zemrën”- shkruan vëllai i të ndjerit.

Mediat gjermane zbulojnë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë në punë të ndodhur në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut të hënën e 30 tetorit, ku humbën jetën 4 shqiptarë dhe një punëtor tjetër mbeti i plagosur. Policia në fillim kishte deklaruar se viktimat ishin bullgarë, por më pas korrigjoi informacionin duke thënë se katër nga pesë viktimat e aksidentit ishin shqiptarë.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, pas 35 orësh arritën të shpëtonin punëtorin e pestë të mbetur në rrënoja gjatë mbrëmjes, i cili u dërgua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën pas aksidentit të hënën. Sipas raportimeve gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

Zëdhënës i policisë për gazetën Bild të martën e 31 tetorit, tha se ka identifikuar 2 viktima dhe personin e plagosur rëndë ndërsa për dy viktimat e tjera vijojnë hetimet.

Fillimisht, u tha se të aksidentuarit ishin bullgarë, por rezultoi më pas që ishin shqiptarë të cilët ishin prezantuar me letra bullgare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com