Ibsen Elezi: PD duhet të kërkonte falje për rastin ‘Salianji’, ishte dezinformim

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, thotë se pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, PD nuk mund të ngrejë njerëzit në protestë, sepse sikurse u shpreh ai, rasti i Salianjit është rast i përzier me disa të pavërteta dhe nuk ja vlen që të merresh më gjatë.

“Rasti i deputetit Ervin Salianji nuk është as për tu marr kauza sepse është rast i përzier me disa të pavërteta dhe nuk ja vlen që të merresh më gjatë. PD-ja për ta mbyllura atë kapitull duhet të kërkonte falje dhe të thoshte që është një rast ku dezinformohesh dhe tërhiqesh”.

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini, demokrati Elezi nënvizoi se, “kjo mosbindje civile që ka 2-3 vite që ka nisur nuk po kongludohet  dhe të shpresosh që kjo gjë do të  konkretizohet në 7 tetor, është krejtësisht e paqartë.

Duke treguar për zhvillimet brenda kampit demokrat, Elezi shtoi se, “në një garë që kam qenë përballë Sali Berishës e kam ndjerë gjithë atë “vrull” të mbështetësve të doktorit, që ta kryejmë sa më shpejt këtë proces se përpara kemi për të rrëzuar Edi Ramën”.

“Prit se ky proces ka vlera e veta i thoja, dhe Ramën nuk e rrëzojmë dot për 10 ditë. Pra kjo teoria që nuk na interesojnë problemet e brendshme e partisë, nuk na intereson demokracia dhe rregullat tona. Ndodhi ajo që duke mos u marr me problemet tona dhe e shmangëm shërimin na infektoi gjithë organizmin”, theksoi ai.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com