Ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja e përlotur pas bashkimit me djalin: Është në duar të sigurta!

Ditën e sotme pas 8 ditësh nga deklarimi në polici i zhdukjes së fëmijës 3 vjeç në Durrës, ai është dorëzuar në polici nga gjyshja e tij. Kjo e fundit ishte shpallur në kërkim nga policia bashkë me vëllain e saj. 3-vjeçari tashmë është bashkuar me nënën e tij dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

E përlotur dhe me djalin në krah, mamaja e 3-vjeçarit ka dalë nga ambientet e policisë së Durrësit. Ajo ka falenderuar Policinë e Shtetit që i ktheu djalin shëndoshë e mirë dhe mediat që i pati në krah këto ditë.

E pyetur se çfarë do të ndodhë me gjyshërit dhe nëse duhet ato të takojnë fëmijën tani e tutje, ajo ua lë në dorë organeve kopetente.

Nëna e 3-vjeçarit: Çuni është shumë mirë, është në duar të sigurta. Shumë keq e kam përjetuar, por shumë faleminderit Policisë së Shtetit, të gjithëve edhe mediave. Tani po iki në shtëpi.

-Do i lejosh më gjyshërit ta marrin sërish?

Nëna e 3-vjeçarit: E di shteti e di Prokuroria e Gjykata. Shumë faleminderit!

Ndërkohë 2 ditë më parë, uniformat blu kanë vënë në pranga gjyshin e të miturit, Rexhep Gjunin dhe kunatin e këtij të fundit, Arben Selaj. 49-vjeçari, i vënë në pranga është banues në Has, qytet ku policia ka kryer kontrolle pas dyshimeve se i mituri mund të ishte fshehur atje tek të afërm të gjyshes së 3-vjeçarit.

26-vjeçarja, Ile Gjuni prej një viti ka humbur bashkëshortin në një aksident rrugor. Nga ai moment ajo është shprehur se vjehrri dhe vjehrra e saj kanë tentuar t’i marrin fëmijën. Me këto pretendime të së resë dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara, Policia e Durrësit ka kryer një sërë verifikimesh dhe kontrolle banesash.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com