Pas kërkesës së Partisë Socialiste, për përjashtimin e 6 deputetëve pas kaosit dhe tymueseve që hodhën në Kuvend, seancën parlamentare të së hënës, ka ardhur edhe vendimi i Sekretariatit të Etikës së Kuvendit.
Sekretariati ka ka vendosur për përjashtimin e katër deputetëve të cilët ndezën tymuese dhe i vunë flakën një tavoline në seancën e 20 nëntorit ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024.
Të përjashtuarit janë:
1-Flamur Noka
2-Bledion Nallbati
3-Gazment Bardhi
4-Flamur Hoxha
Pavarësisht se PS kishte kërkuar përjashtimin edhe të dy geputetve, Albana Vokshi dhe Sorina Koti, Sekretariati nuk i ka përfshirë në listë.