Në “dritën” e zhvillimeve rreth vrasjes së një 33-vjeçari shqiptari nga burri motrës së tij, vjen edhe reagimi i 18-vjeçarm, e cila ka deklaruar se është abuzuar nga vëllai i njerkës në Volos.
Ajo ka treguar në polici për tmerrin që ka përjetuar nga 33-vjeçari, i cili u vra nga babai sapo ky i fundit mësoi se çfarë kishte ndodhur.
Sipas Mega-s, vajza 18-vjeçare e autorit tha: “Fillova t’i them babait se dikush më ngacmoi që në moshën 9-vjeçare dhe se përdhunimi filloi në moshën 12-vjeçare. Unë shpërtheva në lot. Babai më përqafoi. Ai reagoi shumë gjakftohtë dhe më tha se do të jetë pranë meje. Më tha të gjeja guximin të shkoja te një avokat për ta denoncuar”.
Në lidhje me zhvatjet nga vëllai 33-vjeçar i njerkës dhe kunati i autorit 50-vjeçar, vajza ka deklaruar se “më tha se i duheshin para se kishte nevojë. Në çantë kisha 1000 euro që më kishte dhënë babai në mëngjes për qiranë. Duke u kthyer në makinë, ai më tha se i kishte marrë nga çanta ime dhe nuk do të më shqetësonte më. Iu luta të mos bënte asgjë me videot. Të nesërmen kuptova se kishte lënë rreth 150 euro nga paratë që kisha në çantë. Kisha frikë prej tij. Kisha frikë se ai do të më dëmtonte mua, motrat e mia, babain tim”, mësohet të ketë deklaruar për tv grek. 18-vjeçarja aktualisht është studente në një qytet të Greqisë. Babai i saj i mori me qira një apartament atje dhe i dha para për ta paguar.
Të dielën e kaluar, pronarja e saj i tha se qiraja ishte e vonuar dhe pikërisht atëherë filloi të shpaloset lëmshi i tmerreve. “Babai im u informua nga pronarja se unë i kisha borxh 4 qira në shumën 1040 euro. Babai më kishte dhënë këto para, por unë nuk i kisha paguar. Të nesërmen në mëngjes erdhi babai për të më gjetur. Në fillim nuk doja t’i tregoja. Por më vonë, ia shpjegova të gjithë historinë që në fillim. I kërkova të qëndronte i qetë dhe vendosa t’i zbuloja se çfarë më kishte ndodhur shumë vite më parë.
Fillimisht ajo nuk përmendi emrin e vëllait të njerkës
“Më pyeti se kush ishte por nuk pata guxim t’i tregoja. Avokati më tha të filloja të shkruaj atë që më kishte ndodhur. Kam vizituar një specialist. Babai ishte gjithmonë pranë meje, duke qarë, duke ndier keqardhje për atë që më ndodhi. Ai donte të më mbronte, më përqafoi, më puthi. Ai këmbënguli që unë t’i tregoja se kush është.”
18-vjeçarja ka shkruar në një fletore gjithçka që ka ndodhur që nga ngacmimi i saj i parë seksual. Të martën në mëngjes, ajo vendosi t’i tregonte babait të saj emrin e dhunuesit. “Babai im vazhdimisht qante dhe fajësonte veten për atë që më ndodhi. Më erdhi keq për të dhe i thashë se është vëllai i njerkës sime, gruas së tij të dytë. Me të dëgjuar këtë, ai u trondit. Atëherë ai insistoi edhe më shumë që të vazhdoja me ankesën. I kërkova kohë për të folur me psikiatrin dhe dukej se ishte dakord. Mësuesja ime erdhi në shtëpi dhe i kisha treguar më parë se çfarë po ndodhte, por jo në detaje rreth një vit më parë, kur i kisha thënë edhe motrës sime”, rrëfen më tej./m.j