I shpërtheu bombola e oksigjenit, humb jetën një zhytës në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetine Sarandës mbrëmjen e së hënës. Bëhet e ditur se një palombari, që ende nuk është identifikuar, i ka shpërthyer bombola e oksigjenit gjatë zhytjes, e për pasojë ka humbur edhe jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Portit Detar të qytetit.

Zhytësi u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Mësohet se ai ishte pjesë e ekuipazhit të një anijeje të huaj, të ankoruar në Radë, në Portin e Sarandës.

Palombari, bashkë një person tjerë kishin dalë me gomone, rreth 100 metra nga porti. Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur personi tjetër që ndodhej në gomone.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com