Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” është vënë në pranga 27-vjeçari me iniciale E.T., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2″, për kapjen e shtetasve në kërkim, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, u kap dhe u ndalua shtetasi E. T., 27 vjeç, banues në Gramsh”, njofton policia.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka urdhëruar ndalimin e të riut për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga hetimet e zhvilluara në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.r