I shpallur në kërkim në Gjermani për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, është sekuestruar pasuria e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafik droge dhe mbajtje armësh.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi I.D. ndodhet nën hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”. Hetimi pasuror për periudhën 2011-2024 ka vërtetuar se të ardhurat e tij nuk justifikojnë investimet dhe shpenzimet e kryera, duke dëshmuar përfshirjen e tij në aktivitet kriminal.

Bazuar në rezultatet e hetimeve, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e disa pasurive, të cilat gjykata i pranoi. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një truall prej 850 m² në Zall Herr, një apartament me sipërfaqe totale 113.8 m², si dhe një njësi me sipërfaqe 98.8 m² dhe dy vende parkimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com