54-vjeçari me iniciale A.Sh., i akuzuar nga autoritetet italiane është vënë në pranga në fshatin Stom Golem të Shkodrës.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Prokurori Publik në Torino në muajin Janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.