I shkuli flokët gazetares, Romano Prodi kërkon ndjesë: Bëra gabim…

Politikani Romano Prodi ka kërkuar ndjesë për gjestin e tij ndaj gazetares Lavinia Orefici.

“Mendoj se ka ardhur koha për të sqaruar disa gjëra për atë që ndodhi të shtunën gjatë prezantimit të librit tim më të fundit. Duke parë pamjet, kuptova se e kisha bërë mekanikisht atë gjest në një kontekst tjetër. Bëra një gabim dhe më vjen keq. Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim. Mendoj se është e drejta e secilit, pavarësisht se çfarë roli ka luajtur në jetë, të pretendojë historinë dhe nderin e vet dhe të mos pranojë, si një fat të pashmangshëm, shfrytëzimin e gjerë, madje edhe talljen, falë fuqisë së internetit”, tha ai.

Të shtunën, gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares.

Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti I papërshtatshëm. “Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com