I ruante me kamera dhe u bllokonte telefonët, kapet 35-vjeçari që izolonte në shtëpi gruan, vajzën dhe nënën

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje dhe heqje të lirisë së familjarëve, të cilët i mbyllte në banesë duke mos i lënë asnjë mënyrë komunikimi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku i riu mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas policisë 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Në pranga ka përfunduar 35-vjeçari J. Zh., banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com