Arrestimi i ish-banorit të “Big Brother Vip” Liam Osmani është një nga lajmet që po qarkullon më së shumti në rrjet dhe ka bërë bujë të madhe. Në emisionin “Top Story” drejtuar nga Grida Duma shihet momenti i arrestimit të tij në shtëpinë më të famshme, ende pa bërë 24 orë nga hyrja e tij si banor i ri. Në pamjet më poshtë, shihet Liam i rrethuar nga policë jashtë ambienteve të shtëpisë.
Dy ditë më parë, u njoftua nga Policia e Tiranës se Liam Osmani rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Për rrjedhojë, një ditë pasi Liami u bë pjesë e BBV Albania, policia mësyu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ta arrestuar. Tashmë, ai ndodhet pas hekurave.