I plagosuri i pafajshëm në atentatin ndaj Hajrullës, ky është Armand Spahiu

Armand Spahiu, një shitës ambulant i fruta-perimeve, mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Si rrjedhojë e breshërisë së plumbave 35-vjeçari Spahiu, ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa Hajrulla u transportua në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë të shumta në trup.

A2 CNN ka siguruar edhe foton e Spahiut, i cili sipas burimeve ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Sakaq, dyshohet se në drejtim të automjetit tip “Mercedes Benz”, me të cilin lëvizte targeti i sulmit, Kevin Hajrulla, është qëlluar nga një mjet në lëvizje, me rreth 80 gëzhoja kallashnikovi që janë derdhur në drejtim të 30 vjeçarit.

Në vendngjarje gëzhojat janë shpërndarë kudo, teksa prej pamjeve shihen qartë plumbat e shumtë të shpërndarë si dhe këpuca e të plagosurit dhe një bidon ujë që i është dhënë për ndihmë të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com