Azgan Mërnica nuk është penduar që vrau në lule të rinisë efektivin e “Shqiponjave” , Novruz Cenalia, 28 vjeç.
Mesnatën e djeshme ai u vetëdorëzua në polici ndërsa para unfiormave blu ka treguar se si ngodhi ngjarja.
“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman” mësohet të ketë thënë Mërnica.
Arratia e te riut mori fund mbrëmjen e djeshme, kur pas 3 ditësh kërkime në disa zona të Fierit nga policia dhe forcat RENEA, ai u vetdorëzua në polici nga familjarët.
Këto janë momentet e filmuara nga vetë familjarët e të riut, që tregojnë 23-vjeçarin duke hipur në një makinë me disa të afërm dhe me një prej efektivëve që bëri negociatorin.
Azgan Mërnica është shfaqur i qetë dhe madje i buzëqeshur, ndërsa familjarët i jepnin kurajo.
“Hajde zoti para”.
Por jo vetëm kaq: në sy të policisë, familjarët i treguan se ata do t’i garantonin gjithcka edhe duke qenë pas hekurave.
Ne fillim të afërmit e të riut nuk kanë qenë bashkëpunues me policinë për ta bindur autorin të vetëdorëzohej, por pasi RENEA lokalizoi zonën ku ndodhej ai, i kërkuan familjarëve edhe njëherë të ndërhynin për dorëzimin në të kundërt ata do të vepronin sipas ligjit përsakohë ai kishte edhe armën e krimit me vete.
Fill pas kësaj, Azgan Mërnica u gjet në fshatin Dërmenas ku babai i tij dhe një nga efektivët, e bindën të riun të dilte vetë.
28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë në një rrugë të ngushtë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin.
Ndaj tij rëndojnë akuzat e ‘Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’.
/a.r