Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua mbrëmjen e së martës (9 prill) nga policia greke, pas një denoncimi të bërë nga djali i tij. Ky i fundit pretendon se së bashku me nënën e tij janë viktima të dhunës së 50 vjeçarit.
Në dëshminë e saj në polici gruaja tregoi se në vitin 2018 ishte dhunuar nga bashkëshorti në sy të djalit, i cili ishte vetëm 9 vjeç.
Ndonëse 9 vjeç edhe atëherë denoncimin në polici e bëri djali i mitur, por për veprimin ishte përballur me grushte kokës nga 50-vjeçari.
Burri u dënua, por pasi doli nga burgu dhuna ndaj tyre vijoi sërish.
“Kjo ndodh një herë në muaj apo më shumë. Për shembull, kur fëmija vjen natën në shtëpi dhe partneri im është i dehur, e godet”, tha ajo.
Pavarësisht dhunës që kanë hequr nën lëkurë, gruaja nuk dëshiron që burri i saj të shkojë në burg.
Të premten 50 vjeçari do të dalë para gjykatës i akuzuar për dhunë në familje. Arsyeja pse e shoqja nuk do që ai të burgoset është prej “turpit”, ndërkaq e justifikon dhunën për faktin se ai është i alkoolizuar.
“Burri nuk më godet çdo ditë, por një ose dy herë në muaj, kur pi dhe nuk e kupton se çfarë bën”, thotë ajo, ndërsa shton se nuk ka frikë prej tij.
“Ne zihemi dhe të nesërmen më thotë ‘Më fal, të dua’. Unë gjithashtu e dua atë. Unë nuk dua që ai të shkojë në burg, është turp. Më vjen keq për të, ai ka probleme me alkoolin dhe kur nuk pi është njeri i mirë”, thotë ajo./m.j