I maskuar me kapuç e priti në afërsi të banesës/ Detaje të reja, Bujar Nasufi u vra në sy të bashkëshortes

Konfliktet brenda rrethit familjar është pista kryesore e policisë në lidhje me ekzekutimin e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u vra me armë zjarri në zonën e Pallatit me Shigjeta, teksa i afrohej banesës së tij.

Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. Madje autori ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës, raporton A2.

A2 mëson se 56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com