I maskuar dhe me armë, 35-vjeçari në Skrapar kërcënon te renë për t’i vjedhur telefonin

Një 35-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar një 28-vjeçare që t’i vjedhë celularin.

Po ashtu, ai ka kërcënuar dhe kanosur me jetë edhe një 53-vjeçari. Ky i fundit ka qenë këmbësor dhe është përpjekur që të ndërhyjë në momentin kur ka parë se ai po kërcënonte me armë të renë.

35-vjeçari Besnik Kreci është arrestuar nga uniformat blu në afërsi të përroit të fshatit Çepan, ku kishte shkuar për t’u fshehur.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 mjete prerëse (thika), 2 maska (kapuça), një palë doreza dhe një elektrik dore.

“35-vjeçari, i maskuar dhe duke kërcënuar me armë zjarri pistoletë, ka tentuar t’i vjedhë celularin, një 28-vjeçareje. Ai gjithashtu ka kanosur për jetën, një 53-vjeçar që ka ndërhyrë kur ka konstatuar tentativën për vjedhje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë gjetur dhe arrestuar shtetasin B. K., në afërsi të përroit të fshatit Çepan, ku kishte shkuar për t’u fshehur”, njofton policia.

Ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com