Autori i dyshuar për atentatin në tentativë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka dalë para gjykatës në Florida këtë të hënë (16 shtator). Ryan Wesley Routh u mor në paraburgim të dielën, ndërsa prokurorët federalë ende nuk kanë shpallur akuza kundër tij.
Ngjarja u regjistrua të dielën, në klubin e golfit të Trump, teksa autoritetet kanë konfirmuar se Routh nuk ka shtënë me armë. Sipas tyre, ka qenë një agjent i Shërbimit Sekret që ka hapur zjarri, pasi ka parë një person me pushkë duke kaluar nëpër shkurre.
Megjithatë, edhe pse Routh nuk ka qëlluar me armë zjarri, ai ende mund të përballet me një akuzë për tentativë vrasjeje.
Kjo është përpjekje e dytë e dukshme në dy muaj për të vrarë Donald Trump, ndërsa ka çuar në pikëpyetje në lidhje me sigurinë e kandidatëve presidencialë të SHBA.
/a.r