I lehtësoi akuzën Denis Meçes, Vasjana Postoli nuk do të jetë më prokurorja e çështjes së Egli Progës!

Vasjana Postoli nuk do të jetë më prokurorja e dosjes së 42-vjeçarit Egli Progës, i cili më 10 gusht të këtij viti u rrah brutalisht për vdekje nga i riu Denis Meçe në qendër të qytetit të Pogradecit.

Burime për mediat bëjnë me dije se drejtuesi i Prokurorisë së Korçës, pas kërkesës së familjarëve ka vendosur që të largojë nga çështja e Progës prokuroren Postoli.

Familjarët e 42-vjeçarit kanë kërkuar më herët zëvendësimin e Postolit për arsye që lidhen me trajtimin e çështjes.

Mesditën e 10 gushtit Egli Proga u rrah për vdekje nga shtetasi Denis Meçe. Një ditë pas kësaj ngarje Meçe u arrestua nga blutë e Pogradecit nën akuzën për vrasje me dashje. Mirëpo, Prokuroria Vasjana Postoli në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për 29-vjeçarin nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, gjë e cila solli dhe revoltë të familjarët e Progës.

Tashmë, çështja e Egli Progës do të kalojë në dorën e një prokurori tjetër, i cili do të marrë përsipër hetimet.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com