Një 27-vjeçar nga Vlora është arrestuar në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, pasi është shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Në kuadër të operacionit “Purpose”, u bë i mundur arrestimi në lagjen “10 Korriku” i shtetasit B. R. alias B. M., 27 vjeç.
Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
/f.s