Të porsalindurit zakonisht flenë, hanë dhe bëjnë nevojat e tyre fiziologjike . Ndonjëherë ata bëjnë tinguj dhe lëvizje të çuditshme dhe marrin frymë në mënyrë të parregullt. Mos u shqetësoni, shumica prej tyre janë normale.
Përshembull: Qajnë.
Të porsalindurit kështu komunikojnë. Të qash mund të nënkuptojë: “Unë jam i uritur”, “Unë kam një pelenë të lagur”, “Jam i lodhur” ose “Dua të më mbajnë në krahë”.
Më poshtë do të paraqesim dhe disa fakte të tjera që ndoshta nuk i keni ditur më parë
1-Lëkura e fëmijëve të porsalindur rripet jashtzakonisht shumë në çdo pjesë të trupit sidomos në vitin e parë të lindjes.
2-Puçrrat e bebeve janë mëse normale, mos i prekni ato!
3-Ato bëjnë fytyrë ‘të çuditshme’ teksa janë në gjumë.
4-Fëmijët e porsalindur i merr shpesh lemza.
5-Javët e para të lindjes, bebushat tështijnë shumë.