Ka nisur me debate “Prime” i sotëm por edhe me sqarime! Heidi mendon se dyshimet e Romeos për të kanë lindur pasi banorët e kanë “fryrë” me mendime dhe sipas saj në biseda ka nxjerrë anën më të mirë të tij.
“Të gjithë e përdorin situatën që të dalin në “Prime”, qoftë, Ledjona, qoftë Franceska, të gjithë. Unë nuk i jap llogari asnjë njeriu i këtu”, tha Romeo.
“Gjatë gjithë kohës në këtë shtëpi është normale që bëjnë pyetje. Më kanë bërë shumë dhe në një moment që u shkëputa nga andej thashë të bëja pak muhabet dhe më pyetën. Ishte një bisedë normale që unë e shijova. Nuk ishte me tendencë. Edhe njëherë mbrojta anën e Romeos, që më thonin ai nuk vlen, ai vetëm është kot dhe gjithë këto gjërat e tjerë qa ja kanë helmuar mendjen gjithë këto ditë E kanë helmuar situatën tonë. Njerëzit filluan të flasin dhe Romeos i filluan dyshimet. Ai është fryrë nga fjalët e të tjerëve. Sado që ai nuk ndikohet në atë subkoshiencë kur të gjithë thonë: U bënë dy Heidi, je keq me argumente, ti s’bën, ti je kot. Dhe kështu lindën dyshimet e Romeos dhe u ndamë. Unë do e respektoj gjithmonë situatën është normale që ai të ketë dyshimet e veta dhe kaq jeta vazhdon”, tha Heidi.