“I kam kërkuar falje”/ Heidi: Meritoni më ka sforcuar, më pyeti si polic

Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi kanë pasur debate të shumta në BBV3, ku mesa duket nuk kanë arritur të gjejnë një rrugë të përbashkët, duke u agravuar më shumë situatat.

Edhe mbrëmjen e sotme, dy banorët vijuan me sqarimin mes tyre.

Biseda:

Heidi: Unë u ula për sqarim me Meritonin. Ishte një stërhollim muhabetesh, e çoi nga një degë në një degë tjetër, kërkonte të më nxjerrë keq. Që unë jam një përdoruese dhe që i kam përdorur njerëzit. Sqarimi me Meritonin kam qenë shumë e sforcuar, kanë qenë pyetje sikur të ishte polic. Kërkoj falje i kam thënë Meriton. Ta kalojmë këtë gjë, ai nuk ka dashur. Ai kërkon debate, përplasje, nga unë tek Egla.

Ledioni: A mendon se Meritoni është xheloz? Sepse ai ka kaluar më shumë sprova sipas tij ndërsa ti e ke pasur vaj?

Heidi: Nuk ka të bëjë me xhelozinë, kjo është sjellja e Meritonit që e ka pasur gjithmonë. Një tendencë e Meritonit është që të më nxjerrë rehat, që nuk kam bërë asnjë gjë. Duan të më nxjerrin, të kanë ndihmuar tre persona, etj.

Meritoni: Kanë tre ditë kur debatoj me Eglën, Heidi më thotë ti je rëndë, ti je kështu, ti je ashtu. Me ty nuk sqarohet njeriu, më tha je djali i keq, përndjek të tjerët, ti je rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com