Erald Toska, i cili u godit me thikë nga bashkëjetuesja e tij pak javë më parë, ka thënë se se i ka dhënë fund marrëdhënies me Myrvete Shahinlli.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të Hapur” në News 24, ai tregoi se bashkëjetuesja ka patur sjellje të dhunshme vazhdimisht.
“Kemi pasur disa probleme të vogla që mund të zgjidheshin me kohën. Më ndodhi kjo pjesa që duhet të kthehesha këtu, pastaj shkuam në Tiranë. I kam thënë disa herë që të merrte vajzën, por ajo nuk pranonte se ishte mësuar atje. Në atë familje janë rritur shumë fëmijë dhe nuk mund të jetë dhunuar”, tha Toska.
Nga burgu ai tregoi edhe bisedën me 25-vjeçaren. “E vetmja pyetje që bënte çfarë do të bëhet me mua pas kësaj. Përderisa e ka pranuar edhe vetë vazhdon të jetë e lirë, këtë nuk e kuptoj. Dua të sigurohet jeta e fëmijës. Mendoj se është në rrezik me nënën. Që nga ajo ditë nuk kam folur asnjëherë. Unë jam ankuar disa herë te familjarët e saj për sjelljen e saj dhe nuk është interesuar njeri. Kemi pas debate që për mendimin tim janë pa lidhje. Pak a shumë ka folur për të shkuarën e saj por nuk mendoj se është arsye për të arritur në këtë gjendje që arriti ajo.
Edhe e shkuara ime nuk ka qenë e lehtë. Nëse nuk do të ndodhte kjo gjë do të vazhdonim të ishim bashkë. Tani nuk dua të jetoj më pasi nuk mund të jetoj me frikë. Jam përpjekur për dy vite e gjysmë. Ka pasur varësi në rrjetet sociale e ka goditur fëmijën nën sytë e mi, i ka vendosur thonjtë në fyt. E kam pranuar me idenë se do të ndryshojë”, rrëfeu ai.