“I infiltruari, i dënuar me 12 vite burg”/Policia: Lajm i pavërtetë! Kur ka ndodhur ngjarja efektivi ka qenë vetëm 8 vjeç

Pas publikimit në disa portale se një i infilturuar në polici, gjatë protestës në Bashkinë e Tiranës, më parë ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje në Itali, ka reaguar Policia e Shtetit.

Sipas reagimit të policisë, lajmi i publikuar në media është i pavërtetë, pasi efektivi E.Z është i datëlindjes 2000. Sipas Policisë, kur ka ndodhur ngjarja, për të cilën flitet në portale, efektivi ka qenë vetëm 8 vjeç.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale për një punonjës Policie, sqarojmë opinionin publik se pas verifikimeve të kryera, lajmi i publikuar është i pavërtetë.

Shtetasi E. F. Z., i datëlindjes 07.11.2000, është bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit në janar të vitit 2022, pasi ka mbaruar kursin për Patrullë të Përgjithshme, në Kolegjin e Policisë, pranë Akademisë së Sigurisë.

Shkrimi i publikuar në mediat italiane i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2008, dhe në atë kohë punonjësi i Policisë, shtetasi E. F. Z., ka qenë 8 vjeç.

Publikime të tilla dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë.

Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com