Pasditja e sotme në “Big Brother Vip” ka vijuar me debate të forta vetëm pak orë larg spektaklit të mbrëmjes së sotme.
Shkak është bërë një veprim i Romeos ndaj Erjolës duke i hedhur një pije energjike në dekolte, veprim të cilin banorja e ka cilësuar të turpshëm dhe seksuale nga e cila më pas ka shpërthyer në lot dhe është mbyllur për rreth dy orë në tualet.
Ky gjest ka ndezur debate në shtëpi ku shumica prej banorëve i kanë dalë në mbrojtje Erjolës dhe kanë nisur të gjykojnë Romeon. Njëri prej tyre edhe Graciano, me të cilin aktori ka patur shpesh përplasje.
Mirëpo, ky i fundit është shprehur se gjesti nuk ka qenë i qëllimshëm por në kuadrin e shakasë. Se çfarë do të ndodhë, ndoshta kjo situatë do të marrë vëmendje edhe “Prime-n” e sotëm.
Për më shumë shihni videon më poshtë: