I dha automjetin një të riu sirian që transportonte kokainë, nisin hetimet për nënkomisarin e Shkodrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një 27-vjeçar nga Siria për veprën penale, prodhim dhe shitje narkotikësh, e kryer në bashkëpunim.

Bëhet e ditur se i riu, i cili ka edhe shtetësi shqiptare dhe precedentë penale, është kapur nga policia e Tiranës duke qarkulluar me automjetin e një nënkomisari policie, me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.

Pas kontrolleve në automjet, të riut iu gjet një sasi kokaine. Për rastin, nisën hetimet për punonjësin e policisë, H.P. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe rolin e punonjësit të policisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com