Një 54-vjeçar i dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste lëndë narkotike është arrestuar në fshatin Pojan, Maliq.
“Ndaj Aleks Kreshpanji Gjykata e Apelit më 27 nëntot të 2024 e kishte dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë”, informoi sot policia.
Arrestimi i 54 vjeçarit u krye në kuadër të operacionit të koduar ‘Pojani’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.