Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 15 ditor për Aleksandër Bobonikov, një rus 57 vjeçar të arrestuar pak ditë më parë në Rinas.
Bobonikov u ndalua në zbatim të një urdhër-arresti të drejtësisë ruse për veprën penale të “mashtrimit”. Më herët, ai është ndaluar edhe në Firence, Itali, por drejtësia e këtij vendi nuk ka lejuar ekstradimin e tij, me argumentin se çështja ndaj tij në Rusi ishte politike, pasi konsiderohej si opozitar i qeverisë.
Bobovnikov, me profesion mjek neurokirurg, mbërriti në Shqipëri me disa miq gjermanë, pasi kishte festuar ditëlindjen në këtë vend. Në sallën e gjyqit rusi Bobonikov ka thënë se ka mbërritur në Shqipëri si turist për disa ditë pushime.
“Nuk kam ndërmend të iki dhe të pranoj akuzat. Jam i sëmurë me zemër e kam nevojë për trajtim”, është shprehur rusi, që zotëron edhe pasaportë izraelite.
/a.r