Një shtetas iranian që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në vendlindje, është arrestuar nga policia shqiptare në doganën e Kakavijës.
“Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Teheranit dhe Interpol Tiranës, Policia Kufitare kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin iranian të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë”, njoftojnë autoritetet.
Gjykata e Teheranit e ka dënuar Kamolpour me 2 vjet burgim, për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve“.
52-vjeçari u ndalua nga efektivët e Krimeve Ekonomiko-Financiare të policisë së Gjirokastrës dhe tashmë ka nisur puna për të mundësuar ekstradimin e tij drejt Iranit.
/a.r